Subscribe

Irlandezët presin sot rezultatin e referendumit që vendos nëse do të mbajnë apo do të shfuqizojnë një amendament kushtetues i cili ndalon kryerjen e aborteve, përveç rasteve të jashtëzakonshme.

 

Sondazhet e tregojnë se shumica e njerëzve e mbështesin heqjen e ndalimit ndaj abortit, 68% pro dhe 32% kundër. Referendumi për abortin i cili ka marrë një vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, vjen si rezultat i një debati prej disa dekadash.

 

Neni 8 i Kushtetutës ua ndalonte grave mundësinë e abortit, përveç rasteve të jashtëzakonshme, duke detyruar mijëra gra të udhëtonin çdo vit nga Irlanda drejt Britanisë për të kryer aborte.

 

Qytetarët irlandezë votuan për të gjashtën herë për këtë çështje, për shkak të Amendamentit të Tetë.

 

Diskutimet për nenin 8 datojnë që në vitin 1983. Vetëm 5 vjet më parë u lejua kryerja e aborteve në rastet kur rrezikohej jeta e nënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *