Irlandezët kanë vendosur me 67 % të votave të shfuqizojnë amendamentin e 8-të të Kushtetutës, i cili konsiderohet si një nga kufizimet më drastike të abortit në botën moderne.

 

Referendumi i të premtes shikohet si një fitore historike për feministët, të cilët kishin bërë fushatë për shfuqizimin e amendamentit qëkurse u miratua në vitin 1983.

 

Vota në favor të lejimit të abortit i hap rrugën parlamentit që deri në fund të vitit, të krijojë një ligj për këtë ndryshim dhe të sjellë një regjim shumë më liberal. Aktualisht, aborti në Irlandë lejohet vetëm kur jeta e gruas është në rrezik, por jo në raste përdhunimi, incesti apo anomaliteteve të fetusit.

 

Grupet antiabort që kundërshtonin ndryshimin e kushtetutës nuk e pranuan humbjen dhe premtuan  se nuk do të dorëzohen. Ata kanë paralajmëruar kundërshti në parlament dhe protesta duke e cilësuar referendumin një tragjedi me përmasa historike. Për dekada të tëra, ligji ka detyruar mbi 3.000 gra të udhëtonin drejt Britanisë çdo vit për të kryer abortet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *