Organizata shtetërore, që është përgjegjëse për instalimet e energjisë, pritete që të heqë dorë edhe nga disa obligime për të cilat paraprakisht është pajtuar sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, të nënshkruar me fuqitë botërore.

 

Sipas mediave iraniane zëdhënësi i agjencisë atomike në Iran, Behrouz Kamalvandi ka thënë se ky shtet do të zgjerojë kufizimin e pasurimit të uraniumit, siç është paraprarë me marrëveshjen bërthamore, brenda 10 ditëve.

 

Këto raportime vijnë pas deklaratave të presidentit iranian, Hasan Rohani se shteti i tij do të vazhdojë të mos përmbushë të gjitha obligimet e marrëveshjes bërthamore, derisa shtetet tjera të tregojnë shenja “pozitive” të marrëveshjes.

 

Ndërkohë gjatë muajit maj, Irani ka njoftuar se nuk do të zbatojë plotësisht marrëveshjen bërthamore, në përgjigjje të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe për të rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *