Irani ka refuzuar kërkesën për e gruas iraniano-britanike, e cila është e dënuar për spiunazh në Iran. Avokati i Nazanin Zaghari-Ratcliffe, ka kërkuar lirimin e klientës së tij, pasi ajo ka kryer gjysmën e dënimit të saj, raporton agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA.

Nazanin Zaghari-Ratcliffe ishte arrestuar në prill të vitit 2016 dhe është dënuar me pesë vjet burgim. Dënimin i saj ishte kundërshtuar në nivel ndërkombëtar.

Agjencia IRNA e ka cituar avokatin e saj, Mahmoud Behzadi Rad të ketë thënë se ai ka dërguar një kërkesë për “lirim me kusht”, pasi një gjë e tillë mund të kërkohet vetëm kur personi i dënuar ka vuajtur gjysmë e dënimit dhe gjatë kësaj kohe ka pasur “sjellje të mirë2.

“Sipas ligjit, ajo ka të drejtë të aplikojë për dënim me kusht”, ka thënë avokati i Nazanin Zaghari-Ratcliffe.

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA nuk ka raportuar se kërkesa për lirimin e britanikes është refuzuar.

Zaghari-Ratcliffe në muajin qershor kishte mbajtur grevë urie për 15 ditë. Në muajin korrik, ajo u zhvendos në repartin e shëndetit mendor në spitalin Imam Khomeini, ku ishte nën kontrollin e Gardës Revolucione të Iranit.

Organizata Amnesty International në Britani të Madhe ka kërkuar lirimin e saj, duke e quajtur Zagharia-Ratcliffe “të burgosur të ndërgjegjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *