Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka deklaruar se Irani nuk kërkon konflikt me Britaninë, në kohën e ngritjes së tensioneve për shkak të kapjes së dy anijeve britanike nga forcat iraniane.

 

“Është shumë e rëndësishme që Boris Johnson, teksa merr pozitën e kryeministrit britanik, të kuptojë se Irani nuk kërkon përballje dhe se Irani kërkon marrëdhënie normale të bazuara në respekt reciprok”.

 

Gjithashtu duke ju referuar kandidatit të Partisë Konservatore për kryeministër, që ka mundësi të zëvendësojë Theresa May-n, në krye të qeverisë.

 

Një ditë më parë May ka udhëhequr një takim urgjent të sigurisë, për të diskutuar se si duhet përgjigjur Britania pasi Irani ka konfiskuar një anije me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit tri ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *