Irani mohoi të martën se u kishte ofruar ndonjë ndihmë ushtarake rebelëve Huthi të Jemenit, të cilët morën përgjegjësinë për lëshimin e një rakete në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit.
“Veprimi jemenas në favor të popullit palestinez ishte një vendim i pavarur i marrë në solidaritet me palestinezët”, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë sot.
⚡️🇾🇪🇮🇱BREAKING:
A ballistic missile fired from Yemen made a direct impact at Ben Gurion Airport in Tel Aviv, Israel.
Channel 12 Israel: Flights arriving and departing from Ben Gurion Airport suspended. pic.twitter.com/64R3ME2YFQ
— Suppressed News. (@SuppressedNws) May 4, 2025
Irani mbështet rebelët Huthi, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, ku lufta ka shpërthyer që nga viti 2014.
Dje, të dielën, Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerrej kundër Huthive, por edhe kundër Iranit sepse, sipas kryeministrit izraelit, Teherani mbështeti rebelët.
“Izraeli do t’i përgjigjet (këtij) sulmi të Huthëve, në një kohë dhe vend që ne do të zgjedhim”, vuri në dukje Netanyahu në një postim në rrjetin social X.
Duke reaguar ndaj këtyre kërcënimeve, Irani siguroi sot se do t’i përgjigjej çdo sulmi në territorin e tij.
“Irani nënvizon se është absolutisht i vendosur të mbrohet”, vuri në dukje diplomacia iraniane në deklaratën e lëshuar, në të cilën paralajmëroi Izraelin dhe SHBA-në se një sulm i mundshëm do të kishte “pasoja”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe administrata e tij, muajt e fundit kanë rritur kërcënimet kundër Iranit për mbështetjen e rebelëve Huthi.
Sulmi i paprecedentë i djeshëm në zonën e aeroportit të Tel Avivit shkaktoi një ndërprerje të shkurtër të trafikut ajror dhe plagosi lehtë gjashtë persona, sipas autoriteteve izraelite./vizionplus.tv





