Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Irani miraton inspektime të reja bërthamore nga OKB-ja

14 Shtator 16:24

Këshilli Suprem për Siguri Kombëtare i Iranit ka miratuar një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) për të rinisur inspektimet, sipas një deklarate të këtij këshilli të publikuar nga mediat iraniane më 14 shtator.

Marrëveshja e arritur në Kajro më herët gjatë javës mes Iranit dhe kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara është shqyrtuar dhe pranuar, tha Këshilli për Siguri përmes një njoftimi.

Këshilli përsëriti qëndrimin e Qeverisë për ta zhbërë marrëveshjen nëse ka “veprime armiqësore” kundër Iranit apo ndërtesave të tij bërthamore. Ai tha se do të jetë i përfshirë në miratimin e çdo mase të re.

Të martën, Irani dhe IAEA u pajtuan për një udhërrëfyes për inspektimet, të nënshkruar nga shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Bisedimet për marrëveshjen u ndërmjetësuan nga Egjipti.

Agjencia e OKB-së për mbikëqyrje bërthamore kishte zhvilluar negociata me përfaqësuesit iranianë për javë të tëra për rinisjen e inspektimeve bërthamore. Fokusi ishte kryesisht për vendndodhjen e më shumë se 400 kilogramë uranium, që sipas IAEA-s, janë afër pastërtisë që kërkohet për armë bërthamore.

Teherani nuk ka treguar vendndodhjen dhe gjendjen e këtij materiali që nga sulmet ndaj ndërtesave të tij bërthamore në qershor, të kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Irani ka shprehur frikën se nëse publikon imazhe të tilla atëherë mund të rinisin sulmet izraelite.

Politikanët e linjës së ashpër janë shprehur kritikë për marrëveshjen.

Në qershor, Izraeli dhe Irani zhvilluan një luftë 12-ditore. Izraeli së bashku me SHBA-në sulmuan ndërtesat bërthamore të Iranit, përfshirë edhe uzinën nëntokësore të Fordout./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
iaea Irani OKB Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku në qytet

më shumë...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit

më shumë...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.