Të paktë 30 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 700 janë plagosur nga përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad të Irakut. Protestat nisën pasi lideri shiit i Sadr, Moqtada al Sadr deklaroi se do të tërhiqet përgjithmonë nga jeta politike e vendit.

 

Mbështetësit e Sadr kanë dal në protestë dhe kanë sulmuar institucionet shtetërore në shenjë pakënaqësie për shkak të mosfunksionimi të qeverisë. Iraku prej afro 1 viti është pa qeveri, pasi në zgjedhjet e tetorit partia Sadr mori shumicën e vendeve në parlament, por jo aq sat ë krijonte kabinetin.

 

Sadr nuk donte të krijonte koalicion qeverisës me partitë e tjera, pasi i akuzon ato si të lidhura me Iranin, kjo bëri që jeta politike në vend të mos funksionojë.

 

Protestuesit kanë sulmuar gjatë natës zonën e gjelbër të Bagdadit duke detyruar kryeministrin të shpallë mbylljen e saj si dhe të shpallë shtetrrethim.

 

Shumë vende fqinje kanë mbyllur gjithashtu kufijtë me Irakun, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga ky vend.,Shtete e Bashkuar kanë bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të dhunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *