Subscribe

Inxhinierët janë të mendimit se qeveria po gabon me nivelin e pagesës për kalimin në segmentin rrugor Milot-Fier. Sipas Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë, një tarifë e tillë është e lartë dhe mbi të gjitha ajo nuk duhet të jetë në të gjithë gjatësinë e rrugës. I ftuar në emisioni E-Zonë, në Vizion Plus, kreu i kësaj shoqate Faruk Kaba thotë:

“Pagesa duhet të vendoset vetëm në gjatësinë e rrugës së re që do të ndërtohet, pra Thumanë-Lekaj dhe jo Milot-Fier, pasi pjesët e tjera rrugore janë të ndërtuara dhe shqiptarët kanë paguar një herë për ndërtimin e tyre. Pagesa prej 7.5 euro për kapacitetet dhe mundësitë ekonomike të shqiptarëve është shumë e lartë.”

Sipas tij, koston më të madhe pa dyshim do e ketë segmenti i ri që do të ndërtohet, ndërsa pjesa tjetër është e ndërtuar prej vitesh por ka nevojë për ndërhyrje, ndaj këto kosto nuk mund ti ngarkohen qytetarëve. Sipas Kabës, koncesioni është forma e duhur për të ndërtuar rrugën, por ajo që mungon në projektet e mëdha infrastrukturore është se ato s’kanë oponencë teknike. Në Shqipëri mungon një institucion që të analizojë, të kundërshtojë apo të sugjerojë se si mund të bëhen më mirë projektet në infrastrukturë. Sipas tij, autoriteti rrugor nuk mund ta bëjë këtë, pasi është një organ administrativ. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *