Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, Adrian Çela, ka zgjedhur Vlorën, si një nga zonat më të preferuara turistike për pushuesit vendas e të huaj, për të inspektuar nga afër investimet që po kryhen në rrjetin shpërndarës të qytetit dhe fshatrave përreth tij. Kreu i OSHEE, theksoi se investimet e kryera nga OSHEE në zonat turistike, nga Velipoja në Shëngjin, Durrës dhe plazhet e saj, Golemi, plazhet si Divjaka apo e Semanit, në Vlorë, Himarë, Sarandë e deri në Ksamil, bënë të mundur që furnizimi me energji elektrike  ishte me cilësi shumë here më të mire se një vit më pare. Çela ka garantuar vijimin e investimeve në të gjithë vendin për ti dhënë zgjidhje përfundimtare furnizimit me energji elektrike të gjithë abonentëve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *