Subscribe

Ne kuader te paktit per universitetin bashkia rikonstruktoi godinën 27 te Qytetit Studenti, e cila ishte ne nje gjendje te mjerueshme. Erion Veliaj dhe ministrja e arsimit Besa Shahini inspektuan nga afër punimet.

 

 “Jam shumë i lumtur që kemi ecur me konviktet. Ende pa mbaruar sezoni, pa ardhur vera, kemi mbaruar të pestin, ndërkohë pjesa tjetër është kantier. Kemi rreth 11 godina të tjera në pritje për të filluar. Disa i kemi ndarë me miqtë e tjerë që po na ndihmojnë, si TIKA apo KFË-ja, disa me donatorë, pra sipas nismës adopto një konvikt. Ama, ato që kanë përfunduar janë në kushte shumë të mira, me termoizolim, me nyje higjieno-sanitare, me dushe, me tarraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elektrik dhe me salla studimi”.

 

Ministrja e arsimit, Besa Shahini tha se modeli i bashkisë se Tiranës duhet ndjekur edhe nga njësite e tjera vendore ku janë universitetet.

 

 “Keni bërë një punë shumë të mirë. Kemi qenë parë disa javësh kur ishte kantier ndërtimi, tani puna kishte mbaruar në pjesën kryesore. Do të doja që modelin që po realizon Bashkia e Tiranës ta përdorim edhe për konviktet që janë pranë universiteteve jashtë Tiranës. Universiteti i Elbasanit dhe i Vlorës kanë marrë përsipër që të bëjnë disa ndërhyrje në konviktet e tyre. Bashkia e Tiranës na ka treguar gjithmonë se me vullnet mund të realizohen gjërat që ndoshta jo gjithmonë janë në kompetencë, por i merrni përsipër dhe i realizoni deri në fund”.

 

Krahas punës për rikonstruksionin e konvikteve, bashkia e Tiranës do të prezantojë shumë shpejt edhe projektin final të kampusit universitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *