Me dëgjimin e 52 kandidatëve për drejtuesit dhe anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në 2 Tetor, Komisioni i Posaçëm duhet të ketë përmbyllur edhe fazën më të rëndësishme, atë të përzgjedhjes së emrave që do të shkojnë për votëbesim në parlament.Mes kandidatëve që iu nënshtruan intervistës, edhe pse për disa ishte i panevojshëm prezantimi i tyre për shkak se në të kaluarën e tyre kanë mbajtur detyra të rëndësishme në nivele të larta të politikës, ishin Ilirjan Celibashi, ish ministër dhe kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në ndryshim nga Celibashi, Ilirjan Rusmajli, ish ministër i drejtësisë në qeverinë e Sali Berishës dhe njëri nga ekspertët në bërjen e reformës së re zgjedhore, mori vlerësimin e socialistëve dhe të opozitës parlamentare për hedhjen e kandidaturës.

I vetmi që nuk bëri as pyetje as koment, ishte Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike.

Mes kandidatëve për 12 vendet në Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve, pati edhe nga ata kandidatë që nuk u mungoi sinqeriteti.

Në përfundim të procesit nga përfaqësuesi i posaçëm i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u kërkua që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ngrihet sa më shpejt.

Në fund u vendos që kandidatët për trupën e re që do të organizojë dhe menaxhojë zgjedhjet, para se të shkojnë për votim në parlament duhet të vërtetojnë me dokument që nuk i përkasin ish sigurimit të shtetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *