Subscribe

Interpoli publikoi së fundmi një listë me emrat e 173 militantëve të ISIS, që dyshohet se janë trajnuar për të kryer sulme vdekjeprurëse në Europë. Kjo listë është krijuar nga Shërbimet e Inteligjencës Amerikane, bazuar në informacionet e marra gjatë sulmeve të ISIS në territoret e Sirisë dhe Irakut.

 

Lista e dërguar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpol-it më 27 maj, e përcakton grupin e militantëve si individë të trajnuar për të ndërtuar dhe shpërthyer bomba artizanale në vende të populluara. Por, tashmë ekziston një rrezik se nëse bie kalifati I ISIS, mund të ketë një rritje të sulmeve vetëvrasëse në Europë.

 

Autoritetet njoftojnë se ende nuk ka dëshmi se ndonjë prej njerëzve në listën e Interpol, mund të ketë hyrë në Evropë. Nga ana tjetër, raportohet se lista mund të jetë projektuar për të parë nëse burimet e inteligjencës së BE-së kanë detaje mbi individët e dyshuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *