Subscribe

Emrat më të mirë të instrumentistëve frymorë mbërrijnë në Tiranë këtë fundmuaji. Paul Goodchild, pedagog dhe trombist i parë në orkestrën e Sidnej, solist në koncertet e artistëve si Sting dhe Ork është vetëm një prej tyre.

 

Luca Benucci, artisti që njihet në të gjitha skenat europiane është një tjetër emër që i shtohet edicionit të tretë të festivalit të instrumenteve të tunxhit.

 

Risi e këtij edicioni të International Brass Festival është edhe muzika për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

 

Ashtu sikurse edhe vitin e shkuar krijimi më i mirë i ri nga artistët shqiptarë, do të vlerësohet e do të promovohet nga shtëpitë diskografike dhe artistët e huaj.

 

Festivali nis me 23 prill me masterklase për studentët shqiptarë. Dhe me 24 deri më 29 prill me koncerte në Universitetin e Arteve, për t’u përmbyllur me të gjithë artistët e ftuar në parkun e Liqenit Artificial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *