Interi mposhti Xhenoan mbrëmjen e djeshme me rezultatin e pastër 0-3, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A, duke u ngjitur në vendin e dytë, 2 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Të besuarit e Contes e nisën mirë takimin, duke rrezikuar që në minutata e para me një goditje nga jashtë zone nga Brozovic. Eriksen kishte mundësinë pak më vonë, por topi shkoi jashtë.

Goli i avantazhit do të vinte në minutën e 34-të kur Biragi shërbeu për Lukakun me këtë të fundit që nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Vendasit, nga ana tjetër, provuan të reagonin në minutën e 40-të, por topi nuk ishte me finalizimin e duhur.

Pjesa e dytë e lojës nisi po njësoj për skuadrën zikaltër që rriti dhe  më shumë presionin  për të shënuar golin e sigurisë. Një mundësi e artë për Borja Valeron për ta dëguar topin në rrjetë por që gaboi në momënt të fundit.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të shënuar, ishte Aleksis Sancez ai që i dha qetësinë trajnerit Conti me golin e tij në mintën e 82. Lukaku më vonë vulosi fitoren në minutat e fundit  të shtesës. 3 pikë të rëndësishme për Interin në luftën për vendin e dytë, me nje pike më shumë se Atalanta e vendit të dytë.

Napoli, nga ana tjetër, mposhti me rezultatin 2-0 Sasuolon ku protagonist kryesorishte  mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj që realizoi dhe golin e parë në kampionatin italian. Një ndeshje spektakël në Napoli ku rrallëherë ndodh që të anullohen 4 gola në një takim.

Goli i parë iu anulua Djuriçiçit në minutën e 32-të, ndërkohë 5 minuta më vonë ishte po i njëjti autor, por sërish kishim të bënim me gol të parregullt, për të vijuar më pas me Kaputon në të ‘49 dhe Berardin në të ‘61. Të 4 këta gola u anuluan për pozicion jashtë loje. Ndërkohë për të vulosur fitoren mendoi Allan, që realizoi në minutën e 92 .

Pas kësaj fitoreje, Napoli shkon në koutën e 59 pikëve, 1 më pak se Milani i vendit të 6-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *