Interi ka sonte një duel të rëndësishëm ne Uefa Champions League përballë Sherif Tiraspolit.

Moldavet janë skuadra surprizë të këtij edicioni që kryeson grupin me 6 pikë të plota.

Pas humbjes ne kampionat ndaj Lazio-s, kjo perballje ne Europe eshte jetike per Interin per te mbajtur gjalle shpresat per kualifikim.

Lajme të mira ka për zikaltërit, pasi skuadres i rikthehet në formacionin titullar Dumfrajs dhe Çalhanoglu, ndërsa sulmi është po i njëjtë Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko.

Grupin e kompleton sfida Shaktar Donjeck-Real Madrid në Ukrainë. Vendasit vitin e kaluar po ne fazen e grupeve ishin “macja e zeze” per Realin pasi e munden ne te dyja takimet.

Spanjollët gjithashtu kërkojnë të harrojnë sa më shpejt humbjen ndaj moldavëve ne duelin e dyte ne grup per te mos rrezikuar kualifikimin.

6 nga 8 ndeshjet kryesore e mbremjes se sotme mund t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tring ne oren 18:45 dhe 21:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *