Nga Ervin Sina 

 

Inter fitoi supersfidën e javës së 14 te kampionatit Italian duke mundur Napolin në “Diego Armando Maradona” me rezultatin 3 me 0.

 

Sukses mjaft i rëndësishëm kundër kampionëve në fuqi të Italisë që tregon potencialin e madh dhe forcën e zikaltërve në këtë sezon, të kuotuar si pretendentët kryesore për titullin kampion.

 

Supersfida e transmetuar në Tring, në fakt ndryshe nga sa tregon rezultati i thellë ishte më e balancuar, por edhe shumë e tensionuar, veçanërisht për shkak të pretendimeve të vendasve kundrejt gjyqtarit Massa.

 

Nisje më e mirë e ndeshjes për napoletanët që patën një mundësi të mirë me Elif Elmaz, por Sommer reagoi  mirë duke treguar menjëherë që ishte në një mbrëmje të madhe.

 

Më pas goli i anuluar për Turam për një pozicion jashtë loje milimetrik të Lautaros. Deri në minutën  36 asnjë shkëndijë tjetër e madhe, deri në tentativën e Politanos, që shkon në traversë.

 

Reagimi i Interit erdhi përmes Lautaros, por gjuajtja e argjentinasit u ndal nga Meret. Në limit, atëherë kur u mendua se gjithçka po mbyllej në barazim, një gjuatja e Calhanoglu e fortë i dha avantazhin Interit, avantazh i kontestuar për shkak të një faulli të pretenduar të Lautaros kundrejt Lobotkes.

 

Pjesa e dytë nisi me të tjera protesta, sërish nga të zotët e shtëpisë, këtë herë për një kontakt Acerbi-Osimhen, aksioni vazhdoi, por Zomer ishte i mrekullueshëm para Kvararshkelias.

 

Kalojnë pesë minuta dhe Napoli merr shuplakën e dytë. Aksion Lautaro-Barela, me këtë të fundit që futet mes dy rivaleve dhe mposht Meret.

 

Është mbrëmje jo për kampionët, pasi edhe në rastin e Osimhen, goli nuk duket. Në fund ka kohe edhe për golin e Turam, i treti për Interin në një mbrëmje të madhe që rikthen ziklatrit në krye të Serie A me 35 pikë, 2 më shumë sesa Juventus dhe 6 më shumë sesa Milan./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *