Interi do të festojë titullin kampion me 1000 tifozë në stadium. Lajmi u konfirmua ne faqen zyrtare te klubit ku thuhej se ata do të kenë mundësi të shohin nga afër skuadrën e tyre të zemrës në ceremonine  e titullit.

 

Zikaltërit kanë këtë fundjavë dhe ndeshjen e fundit përballë Udineses që i shpall zyrtarisht kampion të edicionit 2020-2021.

Megjithatë edhe këtë herë në kampin zikaltër biletat nuk do shiten për cdo tifoz, pasi në komunikatën e skuadrës nga Milano citohej se ata pak persona që do të kenë fatin ta shohin nga afër ceremoninë e titullit kampion do të jenë punoonjës të klubit , familjarë të futbollistëve apo sponsor të klubit që janë vaksinuar apo kanë kryer tamponin brenda 48 orësh.

 

Ndërsa sa i takon pjesës tjetët të tifozërisë , ultraist e  Interit kanë  njoftuar se mbështetja e tyre edhe pse jashtë stadiumit, nuk do të mungojë . Në doorëzimin e  trofeut Kampion të Italisë , në sheshin përpara  stadiumit Xhusepe Meaze që është rreth 19,000 metra katrorë, planifikohet  që të lejohet  prania e 4500 tifozëve.

 

Zikaltërit rikthejnë titullin kampion në Milano pas plot 11 vitesh dhe arritën ta siguronin atë që 4 javë para mbylljes së kampionit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *