Inteligjencia Gjermane ka ngritur alarmin se janë identifikuar 1600 persona potencialë për lidhje me ISIS në vend.

 

Deklarata është bërë nga drejtori i shërbimeve sekrete të brendshme, Hans Georg Maassen në kongresin e policisë europiane të mbajtur në Berlin.  Sipas tij “numërohen rreth 1.600 persona potencialisht të përfshirë në skenën e terrorizmit islamik”.  Prej tyre, Agjencia Federale e Antikrimit ka listuar rreth 570 persona si më të rrezikshëm se të tjerët.

 

Më herët kancelarja Merkel ka deklaruar se lufta ndaj terrorizmit është prioriteti numër një për Gjermaninë, e cila ishte shënjestër e këtyre sulmeve në prag të Krishtlindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *