Holanda vijon të jetë skeptike në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

 

Kryeministri holandez Mark Rutte deklaroi për revistën malazeze Pobjeda se ai beson se Shqipëria nuk është e gatshme të hapë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa dha dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut.

 

“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE dhe për sa i përket Maqedonisë së veriut, ajo është më afër këtij qëllimi,”

 

Duke mos kundërshtuar zgjerimin e BE ai shoti se janë disa vende që kundër ndarjes së dy vendeve në procesin e integrimit.

 

“Nuk kam asnjë ide dhe ky nuk është qëllimi. Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e saktë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë qëndrimi ynë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *