Subscribe

Leskoviku, qyteti i njohur për sazet është kthyer në mikpritësin e grupeve të kësaj muzike dhe vlerave të saj. Në ditët kur kjo traditë po mbijeton me vështirësi ka ende të rinj të cilët e kultivojnë këtë muzike.

 

Takimi i instrumentistëve të rinj, trashëguesve të kësaj tradite të rëndësishme ka sjellë bukurinë e këngëve dhe valleve te Leskovikut dhe jo vetëm.

 

“Leskovik o fryn një erë” është titulluar festivali që ka bërë bashkë grupe nga krahinat e jugut duke sjellë performancë të veçanta.

 

Festivali synon të kthehet në një traditë që do ti japë një dimension të ri kësaj muzike dhe vazhdimësisë së saj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *