Subscribe

Qeveria do t’i japë mbështetje të plotë ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Nga Elbasani, ministrja Etilda Gjonaj tha se reforma përben prioritet, pasi do të godasë korrupsionin ne prokurori e gjykata ne të gjitha nivelet.

 

“Reforma në drejtësi  është ndër një prioritet e qeveris shqiptare dhe ministrisë drejtësisë. Ministria drejtësisë I ka dhënë të gjithë mbështetjen institucioneve të reja të krijuar së fundi, si komisionet e vettingut ,menjëherë me përfundimit të fazës së parë të vetingut  do të fillojmë ngritjen e institucioneve të reja. Në raste se institucionet e reja fillojnë të ngrihen  atëherë do të fillojë të funksionojë sistemi I ri I drejtësisë I dizenjuar për tre vjet. Menjëherë mbas institucioneve të reja do të ngrihet SPAK I famshëm që janë organet e reja të hetimit organet hetimit dhe gjykimit të posaçëm të cilët do të kenë në objekt  të punës së tyre hetimin e gjykimit të tyre korrupsionit e zyrtarëve të lartë apo të krimit të organizuar.”

 

E pyetur rreth akuzave për tre gjyqtarët e Apelit që po gjykohen për korrupsion Gjonaj tha se çështja po ndiqet me vëmendje nga ministria.

 

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kompetenca të kufizuara në këtë periudhë po pa diskutim për çfarëdo kompetenca dhe përgjegjësi që më jep ligji  do ta ushtroj në mbledhjen që do të ketë këshilli I lartë i drejtësisë”.

 

Ministrja Gjonaj ishte ne Elbasan, ku takoi punonjësit ne zyrën e Aluiznit e ku u njoh edhe me shqetësimet e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *