Brenda këtij mandati qeverisës, Instituti i Statistikave do te kaloje ne varësi te Parlamentit te Shqipërisë. Ndryshimet ne ligjin e statistikave i kane hapur rrugën qe kjo varësi te shkëputet gradualisht nga qeveria. Lajmin e bën te ditur ministri i financave Arben Ahmetaj.

 

Me kete lëvizje, qeveria synon qe te ofroje nje institucion me te pavarur dhe me te besueshëm. Shpesh here te dhënat qe dalin nga Instituti i Statistikave janë te debatueshme mes eksperteve, por edhe politikes lidhur me besueshmërinë e tyre. Kete qëndrim ministri e beri gjate prezantimit te projektit per krijimin e statistikave lokale shqiptare te mbështetur nga qeveria zvicerane. Qëllimi eshte qe te krijohet nje databaze te dhënash ne nivel lokal qe do ta ndihmonin qeverinë qendrore dhe njesite vendore te ndërmarrin politikat e duhura ne shërbim te qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *