Instagrami është një ndër rrjetet sociale më të përdorur dhe herë pas here ne gjejmë të pasqyruar në këtë rrjet postime të ndryshme që kanë të bëjnë me humbjen në peshë.

 

Së fundmi duket se rrjeti social ka marrë masa të ashpra lidhur me postimet që promovojnë prodhimet e humbjes ne peshë dhe kirurgjinë kozmetike.

 

Sipas platformës për shpërndarjen e fotografive, postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që flasin për produkte “të mrekullueshme” për humbje të peshës, do të hiqen plotësisht. Ndryshimet vlejnë edhe për rrjetin social Facebook, që zotëron Instagramin.

 

Kjo është një masë e marrë pasi ka pasur shqetësime në rritje mbi efektin që industria kozmetike dhe dietat kanë te njerëzit, e sidomos tek të rinjtë, përmes promovimit të objektivave jorealiste.

 

Nismëtarët  e këtij hapi janë konsultuar siç thanë, edhe me ekspertë të politikave në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *