Moshat e reja preferojnë të informohen përmes rrjeteve sociale, duke u kthyer kështu në një audiencë autonome që lë pas epokën e komunikimit masiv.

 

 

Ky është përfundimi i studimit “Edukimi Mediatik në Shqipëri” i kryer nga departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në universitetin e Tiranës. Drejtuesi i kësaj dege, Mark Marku, thotë se me digjitalizimin dhe multimedialitetin marrja e informacioneve është bërë më e lehtë.

 

 

MARK MARKU

SHEF I DEPARTAMENTIT TË GAZETARISË E KOMUNIKIMIT, UT

 

Njihen ose nuk njihen fare ndryshimet komplekse që kanë ndodhur në shoqëri për shkak të revolucionit teknologjik, kalimi nga epoka e komunikimit masiv në atë të vetëkomunikimit. Pra secili ndërton komunikimin e vet, por është edhe prodhues edhe marrës i mesazheve.

 

 

Për akademikun Artan Fuga, teknologjia duhet integruar më shumë edhe në shkolla, pasi sipas tij mësimdhënia ka mbetur në kulturën e Gutenbergut.

 

 

ARTAN FUGA

AKADEMIK

 

Duhet ecur me teknologjinë e re sepse I riu nuk e gjen veten në një sistem edukimi ndërkohë kur ai burimet e informacionit, mënyrën  e marrjes së informacionit, teknologjinë që përdor e ka në mënyrën post gutenbergiane, e ka në rrjetet digitale. Shkolla jonë e mesme është në stilin dhe konceptin e Gutenbergut.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *