Inflacioni për muajin qershor ka arritur ne 2.4%, niveli me i larte qe pas vitit 2017. Instituti i Statistikave ka publikuar indeksin e çmimeve per muajin qe lame pas, ku rezulton se ushqimet kane shënuar nje shtrenjtim, krahasuar me nje vit me pare. Brenda këtij grupi, rritjen me te madhe e kane zarzavatet. Çmimet jane rritur edhe ne degët e tjera si qira, lende djegëse, pije alkoolike, veshje e këpuce si dhe  transport. Por ajo bie ne sy është se grupi argëtim dhe kulture, rezultojnë me shtrenjtimin me te madh. Ne ketë grup ndikim kane dhene dhe prenotimet e paketave turistike. Ne kete mënyre inflacioni po i afrohet objektivit te Bankës se Shqipërisë per një norme 3%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *