Subscribe

Pas kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe deputeti i opozitës, Ralf Gjoni konfirmoi se është prekur nga koronavirusi.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Gjoni sqaroi se përgjigja e tamponit ka dalë dje, ndërsa shtoi se po e kalon si një gjendje gripale.

Ai do të qëndrojë në zizolim për dy javë për të penguar përhapjen e virusit.

“Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë. Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm.”

Sipas Ralf Gjonit, COVID-19 po përhapet me shpejtësi, madje edhe në institucionet shtetërore. Kjo ndodh. sipas tij, sepse njerëzit po tregohen të pakujdesshëm.

“Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare. Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin. Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se COVID-19 do disa ditë që të inkubohet në trup. Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.”

Për këtë arsye, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos neglizhojnë për asnjë moment masat mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *