Serbia vijon te kryesoje listen e vendeve te rajonit me numrin me te larte te te infektuarve I cili ka shkuar ne 2.666 persona te prekur. Mes tyre pozitiv ka rezultuar dhe djali i madh i presidentit serb Aleksandar Vucic, Danilo. Lajmin e ka dhene vete vucic ne rrjetet sociale.

 

”Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe ai është shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do ta fitosh. Babi të do, të gjithë ju duam!” ka shkruar Vuçiç në Instagram.

 

Nderkohe numri i viktima ne Serbi ka shkuar ne 65. Ne Kosove jane 6 persona qe kane humbur jeten deri me tani nga semundja. Personi i fundit ishte nje paciente 66 vjeçare nga Malisheva e cila kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

 

Ne Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 2 viktima nga Covid-19 duke e çuar në 83 numrin total të vdekjeve, mosha mesatare e viktimave është 74 vjeç.

 

Ndersa ne Maqedonine e Veriut  ka nderruar jete nje grua 27-vjeç nga Kumanova e cila ishte lehone. E reja pati një lindje të parakohëshme më 30 mars dhe lindi nje djale i cili rezultoi negativ. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 617 ndërsa numri i viktimave në 30.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *