Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber është infektuar me koronavirus.

 

Lajmin e bëri të ditur vetë ambasadorja në rrjetet sociale.

 

Ajo deklaroi se ditët e fundit ka qenë në Shqipëri, ku ka takuar shumë zyrtarë e kolegë.

 

“Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte POZITIV. Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një. Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambient apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm. Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *