43 persona kanë humbur jetën gjatë një zjarri që përfshiu një fabrikë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele në Nju Delhi. 56 persona të tjerë janë dërguar në spital për shkak të djegieve që kanë marrë gjatë zjarrit shkatërrimtar.

 

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit që nisi rreth orës 5:30 minuta mëngjesin e kësaj të diele në një godinë një lagje të vjetër të qytetit që shërbente si fabrikë për prodhimin e çantave. Dhjetëra punëtore ishin duke fjetur në momentin e rënies së zjarrit në ndërtesën disakatëshe. Frika se numri I viktimave mund të rritet është e madhe. Të paktën 25 zjarrfikëse u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve të zjarrit.

 

Kryeministri Narendra Modi e përshkroi zjarrin si “jashtëzakonisht të tmerrshëm”.

 

“Lutjet e mia shkojnë për ata që humbën të dashurit e tyre”, – ka shkruar ai në një postim në Twitter.

 

Zjarret janë të zakonshme në Indi për shkak te mungesës se sigurisë në fabrika.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *