Një fëmijë ka vdekur pasi u rrëmbye nga prehri i nënës së tij nga një majmun në shtetin indian të Uttar Pradesh.

 

Fqinjët u nxituan të ndihmonin pasi dëgjuan britmat e nënës por ishte e pamundur.

 

Sipas BBC, foshnja ishte vetëm 12 ditëshe.

 

“Ata hodhën gurë në majmun për ta detyruar atë të heqë fëmijën, por në kohën kur e braktisi, ai e kishte sulmuar atë ashpër në fytyrë,” tha Abhishek për CNN.

 

Trupi i fëmijës u gjet nga tarraca e një shtëpie të afërt.

 

Policia tha se lëndimet e tij tregojnë se ai ishte kafshuar në fytyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *