Një avion i patrullës detare amerikane u interceptua të mërkurën në mënyrë aspak profesianel dhe të pasigurtë nga dy avionë luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore, sipas Pentagonit.

 

Incidenti mes një avioni të patrullës detare P-3 Orion dhe dy avionëve kinez J-10 është incidenti i dytë ajror amerikano-kinez në dy javë në Detin e Kinës.

 

“Incidenti i parë ndodhi në Detin e Kinës Lindore të martën më 16 maj, kur një avion ushtarak amerikan ishte interceptuar, në mënyrë aspak profesionale nga duy avionë kinezë”, sipas Pentagonit.

 

“P-3 Orion amerikan interceptuar këtë javë në Detin e Kinës Jugore ka mundur ta vazhdojë misionin e tij pas probleme pas incidentit”, theksoi Pentagoni.

 

“Ne do të vazhdojmë vlerësimin e fakteve dhe do t’i transmetojmë shqetësimet tona qeverisë kineze nëpërmjet mjeteve të duhura”, deklaroi Gary Ross, një zëdhënës i Pentagonit.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *