Arben Imami këtë të enjte nga Real Story është shprehur se Lulzim Bashën e shikon si një person përgjegjës në lidhje me vendimet që merren në PD.

 

Sipas ish themeluesit të PD-së nëse demokratët duan partinë dhe jo Bashën duhet të reflektojnë.

 

Lulzim Basha edhe vendimi i çadrës është vendim i tij, ndonjëherë je i detyruar që të thuash se ka një mbështetje që merr një vendim radikal. Jemi në jë nga gurët kilometrit, nuk mund të presim për vite të mbarojë “revolucioni”, por ne kemi parë shpesh se nëse “revolucioni”, bëhet jashtë institucioneve është e rrezikshme. Përgjegjësia eshte e zotit Basha dhe duhet të mbajë përgjegësitë, por sipas meje nuk është i aftë të mbajë përgjegjësi të tillë. Nuk është më çështja te basha se e ka treguar se nuk di të reflektojë, por është te votuesit, te anëtarët dhe veçanërisht te militantët. Duhet ta themi qartë se duan më shumë Bashën apo PD, se nëse duan PD duhet të ulen dhe të reflektojnë.”

 

Gjithashtu ai ka deklaruar se gjatë qëndrimit të tij në krye të PD-së, Basha ka dëshmuar se ai nuk eshte tipi i personit qe mban pergjegjesi  dhe qe nuk di te  reflektojë.

 

Imami ndër të tjera ka theksuar se kryedemokrati Basha ka qenë në dijeni të përgjimeve para marrëveshjes së 17 majit.

 

“Basha ka qenë në dijeni për përgjimet për blerjen e votave përpara marreveshjes së 17 majit. Sipas informacioneve që une kam, dosjen e Durresit e ka pasur të zbardhu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *