Vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është shtyrë për në Mars të 2021-it. Kështu, disa nga vendet përmenden të jenë shprehur skeptikë për çeljen e negociatave të Shqipërisë, pasi mendojnë se ende nuk ka përmbushur kriteret.
Ndryshe mendon analisti i njohur Ervis Iljazaj.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Iljazaj u shpreh se kushtet dhe kriteret që i kërkohen Shqipërisë nuk janë skepticizëm. Ai thotë se i sheh ndryshe, madje si një shtysë apo mundësi për t’i hapur derën e integrimit e për të mos ia mbyllur atë përgjithmonë Ballkanit Perëndimor.

“Skepticizmi Europian. Sigurisht që ai ekziston, sigurisht që nuk është momenti më i mirë për zgjerimin, por ama unë e shoh në një këndvështrim ndryshe. Fakti që BE është bërë skeptik, nuk ka lindur nga hëna. Është bërë skeptik për vende si Shqipëria, apo vende të tjera që kanë korrupsion të lartë që nuk zbatojnë parimet dhe standardet, ndarjen e pushteteve, etj etj… se nuk ka ardhur ky skepticizmi në abstraksion, sepse ka vende si Shqipëria, apo dhe të tjera që janë problematike. Se po të ishte Shqipëria, Kosova, apo vende të tjera si Sllovenia s’kanë pse të jenë skeptikë. Pyetja që unë do të ngrejë nga e kunderta: Nëse këto kushte do t’i kishim realizuar, në qoftë se Reforma do ishte realizuar me konsensus, në qoftë se Gjykata Kushtetuese do ishte realizuar, në qoftë se ligji i medias nuk do ishte bërë, ne do ta merrnim Takimin Ndërqeveritar? Unë besoj që po. Atëherë këtu s’paska punë shumë skepticizmi, paskan punë kushtet, dhe unë i shoh ndryshe jo si skepticizëm, por si shtysë. Negociatat e Shqipërisë u hapën në 25 Mars, në kulmin e pandemisë europiane. Pra, do të thotë që hapja e negociatave me kushte nuk është skepticizëm, por një dëshirë e madhe e BE-së për të mos i mbyllur dyert njëherë e përgjithmonë Ballkanit Perëndimor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *