Subscribe

Pasi Parlamenti dështoi në raundin e 3-të të votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, në dy partitë kryesore të mazhorancës, ka pasur lëvizje intensive, lidhur me zgjedhjen e kreut të ardhshëm të shtetit.

 

Ilir Meta, kryetar i Kuvendit, njëherësh drejtues i LSI-së sipas burimeve me shume mundësi do të jetë kandidati i së majtës për postin e presidentit. Lëvizjet vijnë pas një deklarate të ashpër të kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi në Parlament, i cili i bëri thirrje për zgjedhje të Presidentit nga kjo mazhorancë.

 

Ruçi i kujtoi Metes përpjekjet qe ky i fundit ka bere për te bere pjese te procesit te zgjedhjes se Presidentit edhe opozitën. Edhe pse tha se nuk ishte tërësisht dakord, pasi siç tha Meta, gjate kësaj kohe ka bere loje te dyfishte.

 

Ndërkohë, në selinë e LSI-së pasdite është mbledhur grupi parlamentar për të diskutuar mbi hapet që do të hidhen në funksion të zgjedhjes së Presidentit në raundin e 4-t, që është vendosur të zhvillohet ditën e premte në orën 17.00. Gjatë kësaj mbledhjeje, mësohet se janë mbledhur të gjitha firmat e deputetëve të LSI-së, 18, në mbështetje të kryetarit Meta, për të qenë zyrtarisht kandidat për President të Republikës. Mbeten edhe dy firma, të cilat me shumë mundësi do të jenë nga grupi i PS.

 

Një mbledhje urgjente kryesie, është thirrur edhe në PS. Lëvizjet nisën që mëngjesin e kësaj të enjteje, kur Rama e Meta zhvilluan në takim në Kryesinë e Kuvendit. Takim, i cili është përqendruar në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *