Presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje edhe një herë tjetër apelin e tij për të gjithë klasën politike për zhvillimin e tre palëve zgjedhjeve në datën 13 tetor.

Meta e konsideron 30 qershorin vetëm si atë kalendarike dhe jo si datë ku u zhvilluan zgjedhje lokale.

Ai shton se vendi ka përpara dy data të rëndësishme si 17 dhe 18 tetori ku BE do të marrë një vendim për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Nisur nga kjo, Meta shton se vendi nuk mund të ecë më në rrugë të kundërta, atë të kapjes së institucioneve nga njeri krah, dhe delegjitimimit të institucioneve, nga ana tjetër.

Duke sulmuar në këtë mënyrë qeverinë, kreu I shtetit shkruan se palët politike duhet tu japin mundësinë shqiptarëve që në mënyrë të qetë dhe demokratike të shprehin të drejtën e tyre me votë për institucionet vendore, lokale dhe për Presidentin nga populli në datë 13 tetor. Ne te kundert, vijon Meta, ne 19 tetor do te jete shume vone.

Meta kërkon kështu vec përsëritjes së zgjedhjeve lokale, edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje për Presidentin me vote popullore, pra 3 palë zgjedhje në një ditë, ndonëse kjo është kundërshtuar nga kryeministri Rama.

Megjithatë ndryshe nga pak ditë më parë, Meta duket se në këtë rrugë ka aleat edhe Lulzim Bashën. Lideri i PD për shumë kohë ka qënë I bindur në kërkesën e tij për zhvillimin e zgjedhjeve pa Ramën kryeministër duke kundërshtuar në momentin e parë edhe 13 tetorin si datë të Presidentit Meta për zgjedhje.

Mirëpo për herë të parë, të martën, pas takimit me kreun e shtetit, lideri I opozitës ka deklaruar se është gati ti japë mundësi shqiptarëve që të futen ne zgjedhje të lira dhe të ndershme më 13 tetor. Pikërisht për këtë arsye, Basha ka shkuar bashkë me aleatet e tij kryesore ne Austri, ku do të takohet në Vjene me zyrtare të lartë të OSBE-ODIHR.

 

 

Reagimi i plotë i Metës i postuar në faqen e tij zyrtare në facebook:

 

 

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë,
30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian?? do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë??.
Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.
Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *