Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që harmonia ndërfetare që mbizotëron në vendin tonë të na udhëheqë për të arritur më shumë begati e paqe sociale.

Përmes një postimi në “Facebook”, ku shpërndau mesazhin e Kardinalit Ernest Simoni Troshani, Meta uroi besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale! Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira! GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN! 🇦🇱”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *