Tre persona, u vranë të shtunën në mbrëmje në një përplasje me armë mes grupeve të shqiptareve që terrorizoi Athinën. Policia  lokale, dyshon se ngjarja e rëndë lidhet me mosmarrveshjet mes grupeve kriminale mbi trafikun drogës që operojnë në kryeqytetin grek. Deri tani është identifikuar vetëm njëri nga viktimat. Bëhet fjalë për shtetasin Adil tefo nga Korca, që mendohet të ketë kreu I një bande kriminale të drogës në Greqi.Zanafilla e terrorit nisi në lagjen “Kato Patisia”.Disa shqiptare që udhëtonin me një makine tip “Mercedez Benz” mes tyre edhe Adil Tefa, përplasen një person që lëvizte me motoçikletë. Dyshohet se përplasja të ketë qenë e qëllimshme, pasi dy palët me sa duket njiheshin dhe kishin hesape për të larë në fushën e trafikut të narkotikeve. Drejtuesi i motoçikletës u plagos rëndë në këtë aksident dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital. Babai i viktimes qe ndodhej me nje makine audi  vendgjarje u hakmorr duke qelluar me arme drejt makines mercedez benz. Plumbat kapen Adil Tefën, që sipas mediave greke është ky person që duket në këtë video I shtrire në tokë.Dy persona të tjerë që ndodheshin në “Mercedez”  tentuan të largoheshin. Njeri prej tyre u përplas nga një makinë e rastit dhe ndodhet në spital, ndërsa tjetri grabiti një makinë tip “Toyota”. Mirëpo në tentativë për tu arratisur ai u përlesh me forcat e policisë, duke plagosur me armë dy prej tyre, përpara se të ekzekutohej. Deri tani, nje grua qe drejtonte makinen merzedez benz është arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur për këtë ngjarje që tronditi kryeqytetin grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *