Identifikohet shoferi që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shkodër.
Burime për “Vizion Plus” thanë se bëhet fjalë për 55-vjeçarin Eduard Grishaj, banues në Shkodër.
Ai ishte me profesion historian dhe ka punuar në Muzeun e Shkodrës.
Mjeti me të cilin ai po udhëtonte, një “Benz”, përfundoi poshtë një kamioni.
Përplasja ishte fatale për të, duke mbetur i vdekur në vend.





