Është identifikuar personi i cili u mor peng paraditen e kësaj të premteje në Kamzë.
Informacionet bëjnë me dije se personi i dhunuar dhe i marrë peng në në rrugën “London” në Kamëz është 49 vjeçari Jak Prenga.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.