Tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga banesa një I moshuar nga qyteti I Korçës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në një zonë që ndodhet në qëndër të qytetit.

Spiro Ravoniku, 92 vjeç, është hedhur nga  kati I dytë I shtëpisë së tij që ndodhet pranë kinemasë dhe ish pastiçeri Agimi.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, 92 vjeçari është dërguar në spital, ku edhe pse në kujdesin e mjekëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht tentativës për vetëvrasje nga kati I dytë I banesës, edhe mosha e madhe ka ndikuar në lëndimet e rënda trupore të 92 vjeçarit Ravoniku. Ai jetonte I vetëm në moshën e pleqërisë të thellë, për shkak të emigrimit të fëmijëve.

Ky dyshohet të jetë një shkak që 92 vjeçari ka dashur ti japë fund jetës, por do të jetë policia ajo që do hetojë ngjarjen për të zbardhur rethanat dhe shkaqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *