Është identifikuar autori i dyshuar për vrasjen e 28 vjeçarit Vilson Tafçiut mbrëmjen e së hënës tek Astiri në Tiranë.

 

Informacionet bëjnë me dije se policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet N.D, i cili dyshohet se është ai autori i vrasjes së 28 vjeçarit.

 

Mbrëmjen e djeshme pas vrasjes është kontrolluar banesa e personit me inicialet N.D. por nuk është gjetur.

 

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar makinën e autorit të vrasjes që është larguar me shpejtësi.

 

Makina rezulton të ketë qenë me ngjyrë e zezë.  Makina është identifikuar dhe drejtuesi është ndaluar por pas marrjes në pyetje ka rezultuar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen por se është larguar pasi ka pasur frikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *