Një familje u shua mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kosovë.

 

Autori i krimit, Fetah Zuka qëlloi për vdekje dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka si edhe bashkëshorten Makfire Zuka. Referuar mediave kosovare, ai fillimisht ka qëlluar tek njëri djalë.

 

Ndërsa tjetri, duke parë situatën, ka tentuar të largohet nga shtëpia, por pa sukses.

 

E fundit që u vra nga Fetah Zuka ishte gruaja e tij, ndërsa gjithçka u mbyll me aktin e vetëvrasjes së autorit.

 

Familja ishte emigrante dhe ishte kthyer për festat e fundvitit në Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *