Identifikohen viktimat e aksidentit në Lushnje.
Dy të rinjtë që humbën jetën pasditen e kësaj të hënë janë Igli Çuni dhe Justin Baba, të dy 21-vjeçarë dhe me banim në Gradishtë.
Në aksident u përfshinë një makinë dhe një motomjet, i cili drejtohej nga dy të rinjtë që ndërruan jetë.
Pas përplasjes fatale, forcat e policisë shoqëruan shoferin e makinës.





