Edhe pse projekti i shkëmbimit të territoreve në rajon është i paralizueshëm, ideja është ende gjallë. Këtë konstatim e ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për “Al Jazeera”.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

“Shkëmbimi i territoreve është një shteg që na kthen prapa tek konflitket e viteve ’90. Projekti i shkëmbimit ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd. Duke ndjekur modelin Rusinë, Serbia dëshiron të forcojë rolin saj tek fqinjët, për t’i bërë këto shtete jofunksionale dhe t’i kthejë në shtete të dështuara. Por s’kanë shanse me Kosovën.”

 

 

Kreu i qeverisë së Kosovës u ndal edhe tek marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington.

 

“Marrëveshja ishte shumë e veçantë. Ishin shumë elementë në një faqe e gjysmë, një ndër ato ishte edhe njohja nga Izraeli. Por besoj se ideja e marrëveshjes së Uashingtonit, ishte që administrata e parë e SHBA-së të tregojë që mund të bëjë marrëveshje ndërkombëtare sa më shpejt.”

 

I pyetur nga gazetari nëse Kosova mund të bashkohet një ditë me Shqipërinë, Kurti u pergjigj:

 

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, por janë një komb. Patjetër që marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe unë dua t’i përforcojmë edhe më shumë dhe kjo nuk është kundër asnjë shteti tjetër. Unë asnjëherë nuk e pash pavarësinë nga Shqipëria, por nga Serbia. Asnjëherë nuk e kam shprehur distancimin nga Tirana zyrtare, por nga Beogradi. Por nuk mund ta them unë këtë nëse do të zhvillohet në të ardhmen.”

 

Albin Kurti vlerësoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *