Në Gjermani po merr gjithnje e më shumë hapësire varianti për ta mbyllur sezonin me takime pa tifozë.

Sipas planit të detajuar nga federata dhe liga e futbollit, në stadium për një ndeshje do të jenë gjithsej 239 persona, nga të cilët 126 në fushë ( lojtarër, staf teknik, mjek, kapes topash dhe operatore televiziv) ndërsë të tjerët 113 të tjerët në tribunë, ku perfshihen gazetare, personel sigurie dhe nga 8 drejtues për seicilën skuadër.

Hyrje e ndaluar për personat VIP dhe zyrtarët e tjerë të klubeve ndërsa jshtë stadiumit jo më shumë se 50 veta, punonës të stadiumit dhe personel sigurie.

Disa klube në Gjermani kanë nisur stërvitjen dhe mes tyre edh Bajerni I Mynihut, ndonëse ende nuk dihet se kur mund të rinisë futbolli I luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *