Një shpërthim me tritol ka ndodhur këtë të premte në një banesë në Maqellarë.

 

Vizion Plus mëson se shpërthimi ka ndodhur orët e para të mëngjesit. Tritoli ishte vendosur murin rrethues të banesës së shtetasit Gazmir Kosiqi.

 

Nga shpërthimi nuk ka persona të plagosur ndërsa policia ka shkuar menëjherë në vendngjarje.

 

Para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi.  32-vjeçari Elsi Kosiqi u ekzekutua në 20 mars të vitit të kaluar në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës ku u qëllua nga afër me tre plumba pistolete. Viktima ishte me precedentë penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *