Lirim Islamaj, 28 vjeç, u vu në pranga këtë të hënë në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Durrësit e kishte dënuar në vitin 2018 me katër vjet burg për mashtrim.

 

Sipas policisë, Islamaj i ka marrë makinën një fieraku në 2015, duke e gënjyer se do ta rregullonte në një servis.

 

Por më pas ai nuk ja ktheu më. Pas arrestimit, autoritetet italiane e dorëzuan të riun tek policia shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *