Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Elbasanit e për pasojë ajo është djegur thuajse plotësisht.

Automjeti ka qënë në pronësi të shtetasit Arben Brahja.

Makina ka qënë e parkuar në lagjen “Hekurudha” dhe flakët e zjarrit janë evidentuar në orën 01:45.

Vec makinës tip Benz me targa AA688JR është dëmtuar edhe një makinë tjetër e parkuar ngjitur me të.

Policia po heton shkaqet e renies se zjarrit ndonese forcat e rendit dyshojne se kemi te bejme nje ngjarje te qellimshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *