Digjet një mjet luksoz në qënder të qytetit të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.30 në lagjen 3 të qytetit liqenor. Policia ka bërë me dije se mjeti është i llojit BMW X6 dhe ishte në pronesi të një firme private, i parkuar poshtë pallatit të pronarit. Burime te siguruara thane se mjeti i djegur është në pronesi të biznesmenit Alfred Cenkollari, pronar i disa bizneseve dhe i një restoranti të njohur ne Pogradec. Dyshohet për zjarrvenie te qellimshme, pistë për të cilen burime të siguruara thanë se ështeëduke hetuar edhe policia. Janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë të bulevardit. Europa, si dhe kamerat e bizneseve përgjate rrugëve kryesore te Pogradecit për të pare levizjen e personave në oren kur mendohet se ka ngodhur ngjarja.

 

Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *